Kryetari i grupit parlamentar te PPE-se ne Parlamentin Evropian Joseph Daul ka dhene sigurine e grupit te tij per te votuar heqjen e vizave per Shqiperine.



Kujtojme se grupimi i Partive Popullore ne PE eshte grupimi me i madh politik ne kete parlament.



Per sa i perket liberalizimit te vizave dua tju bej te ditur se Grupi i Partive Popullore te Parlamentit Evropian e mbeshtet plotesisht. Ky eshte dhe do te jete qendrimi yne me qellim qe liberalizimi i vizave te behet sa me pare edhe per Shqiperine. E kam thene edhe me pare per ata evropiane qe kane ende frike per ato shtete qe hezitojne per gjithe kete diskutim qe behet sot. Po e them perseri. Njerezit e ndershem qe kane nevoje per viza kane qendruar ne Shqiperi. Per keta duhet te mendojme ne sepse te tjeret kane ikur prej kohesh. Une jam i vendosur te mbroj pozicionin tone te Partive Popullore per heqjen e vizave me Shqiperine ka deklaruar ai pas Samitit te PPE-se.



Nderkohe presidenti i PE-se Jerzy Buzek u shpreh se vendimi per vizat do te merret sa me shpejt te jete e mundur. Dua tju them zonje qe sa me shkurt dhe me shpejt ne do te marrim vendim per nje ceshtje kaq te rendesishme sepse per disa vende eshte nje heshtje kyce e rendesishme dhe ne do ta marrim shume seriozisht dhe me saktesi per tju dhene dinjitet me te madh ketyre vendeve ka theksuar ai.