Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 18:45

Qendërmbrojtësi argjentinas, Ezequiel Garay është i gatshëm të largohet nga Real Madridi në kërkim të paraqitjeve të vazhdueshme, ka njoftuar menaxheri i tij, Ricardo Schlieper.



Garay, 24 vjeç, është aktivizuar rrallëherë në Real në sezonin e fundit, ndërsa gjiganti madrilen spekulohet se do të transferojë mbrojtësin Fabio Coentrao nga Benfica.



“Garay është i lumtur në Madrid, por dëshiron të luajë. Kjo është arsyeja pse ai pranon të largohet nga Reali, pavarësisht se a do të jetë në formë huazimi apo marrëveshjeje afatgjate”, tha Schlieper për As.