Është një nga futbollistët më të shtrenjtë të historisë së futbollit, por ky fakt nuk i ka siguruar një vend titullari në radhët e Realit të Madridit. Referimi është për Gareth Bale, që një në intervistë të fundit për prestigjiozen gjermane Bild para përplasjes së Chamopionsit me Bayernin, e pranon se nuk është i kënaqur me minutat që ka patur me Realin.


Për të qenë i ndershëm, kërkoj më shumë, e kam fjalën për minutat në fushë dhe golat. Në futboll kurrë nuk thuhet kurrë, por për momentin po luaj dhe po dëfrehem te Reali.


Por a do ti pëlqente uellsiani që pas eksperiencës me Los Blancos të transferohej te kampionët e saposhpallur të Bundesligës?


Bayerni ka një skuadër fantastike. Në të shkuarën ka qenë një nga ekipet më fituese në Europë dhe sigurisht kur emri yt lidhet me këtë klub vetëm të bën nder. Për momentin jam lojtar i Realit dhe ndihem mirë në Madrid.


25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)