Fatmir Gashi eshte zgjedhur kryetar i ri i Federates se Basketbollit te Kosoves FBK ne Kuvendin Zgjedhor te saj qe eshte mbajtur te shtunen ne Prishtine.
Prej 42 kuvendareve me te drejte vote Gashi fitoi 23 vota kater me shume sesa kunder-kandidati i tij Erolld Belegu i cili ne kater vitet e fundit perkatesisht deri dje ishte kryetar i FBK-se.
Keshtu kuvendaret me shume e pelqyen plan-programin e Gashit ndaj atij te Belegut se si duhet te udhehiqet basketbolli kosovar ne kater vitet e ardhshme.
Ne fakt plan-programet e te dy kandidateve permbanin anekse te ngjashme. Mirepo Belegu synim paresor kishte anetaresimin e FBK-se ne FIBA kurse per Gashin primar ishte organizimi i brendshem i basketbollit kosovar dhe masivizimi i tij.
Vertet konkurrenca ishte e forte ndermjet dy kandidateve per kryetar dhe askush nuk mundte ta jepte ndonje parashikim se cili do te fitoje para se te nisnin votimet.
Perkunder ketij fakti ne Kuvend nuk u krijua asnje tension i vetem qe vlen te theksohet. Dhe merita per kete kane qe te dy kandidatet per kryetar te te cilet gjate gjithe kohes nuk u verejten emocionet. Perkundrazi Belegu e Gashi shpeshhere komunikonin mes veti - te relaksuar. Kjo beri qe tensioneve eventuale te mos u lihet vend ne sallen ku vendosej per te ardhmen e basketbollit kosovar.
Dhe ne fund fitoi Gashi me crast u urua nga Belegu. Por edhe ish kryetari u urua nga Gashi per punen e tij te deritanishme si kryetar i FBK-se.
Madje Gashi tregoi se si kryetar i ri i FBK-se llogarit ne te ardhmen ne ndihmen e Belegut pasi ky i fundit ka kontakte te vazhdueshme me zyrtaret e FIBA-s ku Kosova po ben perpjekje te inkuadrohet.
Kryetari i deritanishem do te jete aty ne vazhdimin e lobimit. Nuk do te kete shkeputje nga procesi i nderkombetarizimit. Se a do te kycet Belegu ne Bord te FBK-se apo jo une per kete do te bisedoj me te. Nese ai eshte i disponuar te hyje ne Bord te FBK-se une e mirepres deklaroi Gashi.
Ai shprehu bindjen e tij se FBK-ja do te anetaresohet ne FIBA qysh ne vitin 2011 sepse sipas tij ne vitin qe vjen Kosova do te behet anetare e OKB-se dhe atehere FIBA nuk do te mund tia mbylle deren pales kosovare.
Mirepo Gashi perseriti edhe njehere se organizimi i basketbollit brenda Kosoves do te jete prioriteti i tij kryesor si kryetar i ri i FBK-se.
Shtylla kryesore e programit tim do te jete hartimi i nje plani nga eksperte vendore e te huaj per zhvillimin nacional te basketbollit sic e kane te gjitha shtetet dhe qe kane pasur suksese. Ne kete aspekt kemi ngecje andaj programin tim e kam mbeshtet ne organizim te brendshem duke filluar nga shkollat e basketbollit dhe organizimi do te shkoje deri te klubet kulminante tha Gashi.
Kurse kryetari i deritanishem i FBK-se Erolld Belegu theksoi se mosvotimi i tij edhe per nje mandat tjeter katervjecar mund te shkaktoje shkeputje te Kosoves ne procesin e inkuadrimit te saj ne FIBA.
Une konsideroj se kjo eshte nje shkeputje nga marredheniet me FIBA-n dhe ketu mund te demtohemi. Por keta udheheqes te rinj sigurisht se do mund te kontribuojne ne basketboll. Normalisht se ka perjashtime. Fatmir Gashit i uroj sukses deklaroi Belegu per Express i cili megjithate shprehu gatishmerine e tij ta ndihmoje FBK-ne drejt anetaresimit ne FIBA nese nje gje e tille kerkohet nga ai.
Ne kete kuvend jane zgjedhur edhe dy nenkryetaret e Gashit. Ata jane Artan Rugova dhe Miomir Dashiq. Ndersa anetar te Bordit te FBK-se jane zgjedhur Fadil Sahiti Elinda Musliu Resmije Juniku Agim Musliu dhe Omer Daku.
Delegatet po ashtu kane aprovuar raportin e punes se FBK-se aprovuan raportin financiar dhe raportin e Komisarit te Garave per edicionin 2009/10.