Sekretari i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates e konsideroi sot Afganistanin si sfidën më të madhe ushtarake të SHBA-së, por paralajmëroi se edhe Iraku paraqet një rikthim potencial të ditëve të vështira për trupat amerikane. Gates, i cili u paraqit përpara komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u tha deputetëve se përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga dhuna kanë qenë të mëdha. Nuk ka dyshim se sfida jonë më e madhe ushtarake është Afganistani, deklaroi Gates. Presidenti Obama ka bërë të qartë se Afganistani duhet të jetë përparësia jonë kryesore, theksoi sekretari i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates