Kosova gjatë këtij viti mund ta ketë Policinë Rezervë. Për themelimin e saj tani janë marrë hapat e parë. Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë formuar një grup punës i cili shumë shpejt do të dal me rezultatet konkrete rreth themelimit të kësaj strukture. Ky grup punës, varësisht prej analizave do të caktojë edhe numrin e policëve rezervistë. 


Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka deklaruar për gazetën “Tribuna” se, sa i përket themelimit të policisë rezervë, është formuar një grup punues në kuadër të MPB-së dhe PK-së i cili varësisht nga analiza paraprake e nevojave për burime njerëzore, analizave buxhetore etj, do të shikoj se sa do të jetë numri i zyrtarëve në policinë rezervë.

Grupi punues është duke shikuar edhe praktikat e vendeve tjera që tashme e kanë të themeluar këtë strukturë rezervë. /Indeksonline/