Kontrollet e AKU-së në zonat bregdetare kanë sjellë rezultate të frikshme për gjendjen në të cilën përgatiten ushqimet që konsumojnë pushuesit gjatë verës. Edhe sot Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dy lokale në Llogara pasi përdornin produkte të skaduara dhe gatuanin në kushte skandaloze.


Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet Restorant dhe Piceri ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare, njofton AKU.







Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.


21 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)