Mbyllen portat e merkatos, Milani nuk ka nevojë për blerje pasi nuk e ndien të nevojshëm integrimin e lojtarëve të tjerë në një grup që gëzon besimin e drejtuesve të klubit dhe të trajnerit. E mendojnë në këtë mënyrë Fassone dhe Mirabelli, dhe i të njëjtit mendim duket edhe Gennaro Gattuso, që shprehu gjithë optimizmin e tij për rinisjen e kampionatit pas pauzës.


Djemtë kanë punuar mirë kur ishin me pushime dhe po ashtu në Milanello, jam shumë i kënaqur për formën me të cilën janë paraqitur, por nuk është se kisha dyshime për dicka të tillë.


Receta e Gatussos është e thjeshtë, kokën ulur dhe shumë punë, duke nisur që nga transferta me Cagliarin që ndeshje që nuk pritet të jetë e thjeshtë.


Nga 2018 pres më shumë dëshiirë, pasion dhe vullnet për të dhënë dicka më tepër. Kjo pasi e kemi mundësinë për të bërë më shumë, mbi të gjitha nëse vazhdojmë progresin e individëve. Mendojmë ndeshje pas ndeshje. organika është e plotë dhe objektivi ai për ti dhënë besim atyre që ofrojnë vazhdimësi në paraqitjet e mira. Pauza na bëri mirë dhe në aspektin psikologjik, pasi djemtë janë kthyer më dëshirën e duhur dhe shumë pritshmëri.


Në fund pikat mbi I edhe për merkaton, tanimë e sigurt është që klubi nuk do ti dhurojë trajnerit një mesfushor.


Zgjedhja për të mos bërë merkato për sa i përket afrimeve mbështetet në baza shumë të qarta. U bë pasi besojmë shumë të gjithë të ky grup.