“Gazeta Shqiptare” konfirmoi dje akuzuat e disa ditëve më parë të Kryeministrit Sali Berisha, për sjelljet dhe shijet perverse të kreut të PS-së, Edi Rama. Nga padurimi për “zbulimin” e radhës “ekskluziv” të saj, që në faqen e parë të numrit të saj të djeshëm, “Gazeta Shqiptare”, jo vetëm që nuk linte aspak më vend për diskutime “pro” apo “kundër” deklaratave të Berishës, për “femrat” e Edi Ramës, por ju mbyllte gojën edhe atyre analistëve e komentatorëve të zakonshëm të mediave, që e kanë “hoby”, të thonë budallallëqe, vetëm për të demontuar qëndrimin e tyre anti-Berishë.
Jo më larg nga numri i saj i djeshëm, në faqen e saj të parë, me germa të kuqe kapitale, nën titullin “Reagojnë femrat e Ramës”, numëronte me radhë këto femra, sikurse ishin: e ëma e Ramës; Marie Makoçi; dhe tjetër..., “femër e Ramës” që kishte “reaguar” dje për “Gazetën Shqiptare”, ishte...
“Kush”, do të pyesni ju...?
“Dash Peza”, është përgjigja, që e jep “Gazeta Shqiptare”, kur në gojën e kësaj “femre”, për inat të skeptikëve, vë edhe një reagim anti-Berishë.
E pra, sipas “Gazetës Shqiptare”, deklarata e Kryeministrit Berisha, sipas së cilës i drejtohej kryesocialistit me fjalët, “Zoti Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon te shtrati i Dashit dhe të deshve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur”, është më se e vërtetë, pasi sipas edhe ligjeve të natyrës, besohet se në shtratin e “femrës” Dash Peza (terminologji e huazuar nga “Gazeta Shqiptare”), ka shkuar “mashkulli” i supozuar Edi Rama.
Sipas kësaj “logjike” të “Gazetës Shqiptare”, Dash Peza, është zgjedhur si një prej “femrave viktimë” prej deklaratave të Kryeministrit Berisha. Nga ana tjetër, “viktima femër” Dash Peza, i prekur nga këto deklarata, ka pranuar “statusin femër” bashkë edhe me ofertën e “Gazetës Shqiptare’, për t’ju kundërvënë deklaratave të Kryeministri Sali Berisha.
Aq e vërtetë është kjo, sa në dyfaqëshin e djeshëm të “Gazetës Shqiptare”, Dash Peza, ishte i vetmi nga “femrat e Ramës”, që kishte pranuar të fliste e komentonte deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha. Me gjithë titujt abuzive të “Gazetës Shqiptare”, dje për dyfaqëshin konfirmues të “statusit femër” të Dash Pezës, askush nga “femrat e Ramës”, nuk kishte pranuar të fliste apo komentonte deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha.
Kështu, vetë “Gazeta Shqiptare”, pohonte se Aneta Rama, e ëma e Edi Ramës, nuk kishte pranuar të fliste, në argumentin xhentil refuzues, se “sot është ditë feste, nuk dua të merrem me këtë gjë”.
Nga ana tjetër edhe Marie Makoçi, nëna e aktores së njohur Matilda Makoçi, e njohur edhe si ish-vjehrra e Edi Ramës, sërish me delikatesë, ka refuzuar të bëhet pjesë e “ofertës” së “gazetës Shqiptare” për të kundërshtuar deklaratën e Kryeministrit Berisha. “Unë e kam treguar të vërtetën para disa muajsh...”, ka qenë përgjigja refuzuese e Marie Makoçit.
Ndërkaq, “me sinqeritet” “Gazeta Shqiptare” pranonte dje se edhe Delina Fico, nuk kishte mundur të bënte asnjë deklaratë, sepse “ajo e kishte telefonin celular të mbyllur gjatë ditës së djeshme”.
Së fundmi, edhe Rudina Magjistari, ka refuzuar të përfshihet në komentet e mundshme për deklarata e Kryeministrit Sali Berisha. Sipas “Gazetës Shqiptare”, ajo “nuk pranoi t’i jepte një përgjigje Sali Berishës”.
Por, për “Gazetën Shqiptare”, pavarësisht titullit abuziv, për “shumësin e femrave të Edi Ramës”, është gjetur realisht “një femër e Edi Ramës”, sikurse Dash Peza, i cili, nuk e ka pasur problem “ditën e festës”, i cili “nuk ka folur herë tjetër më parë”, i cili “e ka pasur celularin të hapur gjatë ditës së djeshme” dhe i cili “ka pranuar t’i japë një përgjigje Sali Berishës”...
Është e paqartë, sepse edhe “Gazeta Shqiptare” nuk e kishte “kristalizuar”, në se “femra” Dash Peza, kishte pranuar të fliste nga pozitat e një deputeti tashmë, duke pretenduar se përfaqësonte edhe të tjerat “femra të Ramës”, apo reagimi i tij ishte thjesht dhe vetëm individual.
Ndoshta “femra” Dash Peza, ka dashur të thotë, por nuk ka ditur se si, që ai ka qenë “mashkulli” dhe Edi Rama “femra”... Por as këtë “Gazeta Shqiptare”, nuk e qartësonte siç duhet këtë moment, sigurisht pa dashur të besojmë më të keqen e mundshme, që deklarata e Dash Pezës mund edhe të jetë shtrembëruar, vetëm e vetëm për të ruajtur “burrërinë” e Edi Ramës.

...