Skandalet me Gazeten Shqiptare nuk kane te sosur. Pas skandalit te tre diteve me pare kur kjo gazete serviri djalin e kryeministrit Berisha Shkelzen Sali Berisha si fitues tenderesh te ujesjellesit ne vend te fituesit te vertete Shkelzen Avdulla Berisha Gazeta Shqiptare vazhdon serish me kete teme. Duke mos i mjaftuar dalja publike e Shkelzen Avdulla Berishes duke mos pranuar te beje pergenjeshtrimin e shpifjes se pare por duke kaluar ne nje shpifje tjeter kete here akoma me amatore duke bere nje autogol te vertete.
Ne gazeten e dates 3 nentor 2010 ne aperturen e faqes se Gazetes Shqiptare lexohet me germa te medha QKR NDRYSHON TE DHENAT PER SHKELZEN BERISHEN FSHIHET PRONESIA E KOMPANISE CMC-ECOCON.
Ne faqe ndodhen edhe ekstrakte te QKR-se dhe ato te te dhenave te subjektit dhe sic shihet ne to djali i kryeministrit Shkelzen Berisha e ka regjistruar subjektin me date 18.05.2007. Nderkohe po ne kete gazete dhe po ne kete tabele tek Historiku i Regjistrimit kemi data te tilla si per shembull 26.01.1994 pra shkurt dhe shqip ndonese kompania ka lindur ne vitin 2007 aktivitetin djali i kryeministrit e ka zhvilluar edhe ne vitin 1994. Pervec ketij paradoksi qesharak ku aktiviteti i kompanise fillon 13 vjet perpara lindjes se saj I bie qe djali i kryeministrit i datelindjes 1979 te kete regjistruar nje kompani private qe ne moshen 15 vjec. Per ta bere akoma me te qarte kete autogol shpifes dhe per vete drejtuesit e Gazetes Shqiptare eshte njesoj sikur drejtori i tyre Karlo Bolino i lindur ne vitin 1960 shkrimin e pare te tij ta kete bere per gazeten ne vitin 1954 apo ne vitin 1944.