PD-ja denoncon sulmin e paprecedentë ndaj nënkryetarit të saj Astrit Patozi

PD ka reaguar dje ndaj spekulimeve të “Gazetës Shqiptare”, dy ditë më parë.
Sipas PD-së, me këtë akt “Gazeta Shqiptare”, vendosi standardin më të ulët e amoral në mediat shqiptare. “Dje (pardje) një e përditshme si motër e ‘Zërit të Popullit’, ‘Gazeta Shqiptare’, ndërmori për motive politike një sulm të ulët dhe të paprecedent kundër Nënkryetarit të Partisë Demokratike Astrit Patozi dhe Zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli. Me këtë akt të paprecedent Gazeta Shqiptare vendosi standardin më të ulët dhe amoral në mediat shqiptare”, bënte ët ditur dje PD-ja, në një njoftim të saj për shtyp.
“Partia Demokratike denoncon këtë keqpërdorim të lirisë së medias por edhe këtë shpifje të paturpshme, duke i kujtuar autores së këtij akti se cilado qofshin krizat shpirtërore dhe verbëritë që e kanë shtyrë drejt këtij sulmi, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka nxjerrë lakuriq përpara shqiptarëve veten dhe porositësit e saj me akuzat e ulëta dhe të pabaza që ka ndërmarrë”, thuhej midis të tjerave në njoftimin për shtyp të PD-së.


...