Tiranë - Pas publikimit të videos, nëpërmjet linjës telefonike, gazetari Telnis Skuqi tha se orvatja e nënës së 4 fëmijëve për të gjetur punë ka nisur 7 muaj më parë, kur sipas tij, fillimisht është kërkuar seks ndaj saj dhe një muaj më parë, edhe ndaj vajzës 14 vjeçare.


Pas investigimeve të kryera nga Kuqi, rezulton se Agron Cane ka patur precedent penal lidhur me seksin, vite më parë. Ai fajësoi deputetin Koço Kokëdhima për mungesë investigimi në lidhje me atë që ai e quajti njeri i papërgjegjshëm


Një njeri që kërkonte të bëntë nder në kurriz të një vajze 14-vjeçare! – tha Skuqi. – “Historia nisi 7 muaj më parë kur ky person kërkoi marrëdhënie seksuale me 14 vjeçaren. Kam bërë investigimet dhe rezulton se ka patur precedentë shumë vite më parë lidhur me seksin. Pasi realizova videon, u ktheva në Gjirokastër dhe kur e zbardha, ngela pa fjalë. Jam përlotur se si një njëri i tillë të shpërdoroj detyrën. Historia e nënës ka nisur 7 muaj më parë, ndërsa e vajzës 1 muaj më parë. Dua të falenderoj zotin Çani, që pasi i kërkova ndihmën u tregua i gatshëm.”


I pyetur se pse nuk e kishte denoncuar rastin në Polici, Skuqi tha “se ne kemi për detyrë të denoncojmë, jo të çojmë prova skandaloze që në fillim, ne duam ti demaskojmë. Deri sot që ka ndodhur kjo ngjarje, Agron Cane ka qenë sekretar i Kokëdhimës. Faji i Koços është që nuk ka bërë investigim në lidhje me këtë njeri të papërgjëgjshëm. Turp, turp, turp!- tha ai.


e.k/Oranews.tv