Gazetari shqiptar, Leonard Berberi, i cili punon në gazetën italiane Corriere della Sera, i pyetur për sponsorizimet e shkrimeve nga politika shqiptare në mediet e huaja, tha se njeh raste të tilla.


Ne këtu në Corriere della Sera, ndjekim rrugën zyrtare, kemi burimet tona, informohemi tek burimet qeveritare dhe prokurorisë.


Për sa i përket shkrimeve të sponsorizuara, mund të them me siguri, që jashtë gazetës sime, ka dy raste, ku disa gazetarë italianë, janë kontaktuar nga eksponentë të asaj që tani është opozitë, pra nga PD, për të shkruar disa shkrime negative për Shqipërisë. I di emrat, por do të preferoja që ti tregonin ata vetë, u shpreh gazetai i kronikës në Corriere della Sera për dritare.net