Gazetarja sportive Enkeleida Zeko:Nuk flas me Ilda Bejlerin pas asaj që ka thënë












Enkeleida Zeko, njëra pre gazetareve e moderatoreve më të hershme të gazetarisë sportive, është bërë pjesë e Thumb këtë javë ku ka folur për xhelozinë gazetareske, konkurrencën mes moderatoreve të reja sportive e shumë diskutime që kanë prekur sportin gjatë kësaj periudhe. Pyetjes nëse ndiet ndopak xheloze ndërsa sheh se shumë gazetare të reja janë bërë pjesë e sportit, ajo përgjigjet: Unë jam e kënaqur me atë që bëj, jam e kënqaur edhe me feedback-un që marr nga ajo që bëj, kështu që nuk jam xheloze, në përgjithësi si natyrë nuk jam xheloze.




Por nuk u është shmangur edhe pyetjeve pikante si ajo e pagës. Pak kohë më parë, në një intervistë për mediat, Enkeleida ka deklaruar se e urren varfërinë, ndaj pyetjes se si i ka marrëdhëniet me lekët dhe sa paguhet, ajo i përgjigjet: Rrogën e kam aq sa mos të kem nevojë për asgjë. Të të them rrogën pastaj, do të të bjerë të fikët, do ta lësh punën, kështu që më mirë spo e them thotë ajo me të qeshur.



Po ashtu, për herë të parë, Zeko ka thyer heshtjen edhe për sherrin me Ilda Bejlerin, deklarata e së cilës nuk është mirëpritur nga ajo: Nuk flas me Ilda Bejlerin. Skam pse të flas pasa asaj që ka thënë.