TIRANE-Deputeti demokrat Gazmend Oketa deklaroi sot në mbrëmje gjate një emisioni televiziv se do të largohet shumë shpejt nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ku ai adreon prej disa vitesh.
“Largohem nga ky grup politik dhe do jem në një forcë tjetër politike”, u shpreh ai.

Sipas Oketës, strukturave të PD u ka skaduar afati dhe vetëm kryetari i nënkryetari kanë mandat.
Oketa deklaroi se në 2013 do garojë për një forcë tjetër politike, por deri në atë periudhë “deri në fund të mandatit tim nuk do votoj kurrë majtas”.
Oketa është deputet i PD nga viti 2005 dhe ka qenë pjesë e kabinetit Berisha në vitin 2008, në postin e Ministrit të Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Fatmir Mediut nga ky post.

(d.b/BalkanWeb)