Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, hedh pas krahëve eliminimin nga Kupa dhe fokusohet te ndeshjet e kampionatit. Sipas tij, të kuqtë janë më pranë ëndrrës, por duhet ti konsiderojnë sfidat e mbetura si 9 finale.


Lodhja dhe mungesat: Përveç lodhjes fizike kemi pasur edhe mungesa të rëndësishme. Ka një lodhje fizike, por edhe impenjimi nuk ka qenë në nivele që kemi treguar në kampionat. Do të rikthehen lotjarë të rëndësishëm. Kemi bërë ndeshje të ngjeshura. Një pjesë e madhe skanë bërë pushim që nga fillimi. Kam besim që gjërat do të shkojnë mirë nesër.


Sjellja e Asanit dhe gjobat: Asani gjatë gjithë kohës nuk ishte i kënaqur me veten e tij. Në momente të caktuara shpërthen, e ka me veten e tij. Mënyra si reagoi nuk është e këndshme. Kam biseduar me të, rëndësi ka mos të përsëriten. Sa i përket presidentit, masat janë kompetencat e tij. Është njeri që dëgjon shumë dhe vendos vetë. Asani dhe Trashi do të jenë në fushë, sepse skanë bërë asgjë për të mos qenë. Kemi edhe 9 finale.


Eliminimi nga Kupa: I ka të dyja medaljet. Personalisht, nuk kam qejf të humb as në miqësore. Nuk bëmë zgjedhjet e duhura, por lodhja qëndron. Nuk do të mendojmë më për Kupën, 150% do të jemi vetëm te kampionati. Besoj se jemi më afër se gjithë të tjerët për kampion. E kemi ëndërr dhe do të mundohemi ta bëjmë realitet. Ndeshja me Luftatarin është finale për mua.


Dhuna në Superiore: Ndihem komod këtu, nuk shprehet njeri dhunshëm. Pjesa tjetër nuk më takon mua. Edhe me tifozët tanë jemi munduar të jemi të qetë. Për pjesën tjetër më vjen keqardhje. Nuk është puna ime, por do të doja të mos ndodhte gjë.


Të dëmtuarit: Hila është rikthyer dje. Hebaj dhe Bardhi janë në terapi. Bardhi ka një provë sot. Më vjen keq për të dy, sepse kanë kontribuar, kanë bërë kilometra pa fund, shpresoj të rikuperohen. Hebaj ka pasur tërheqje muskulore. Do edhe 4 javë të rikuperohet 100%.