Aleanca per qytetarin
Politika per ta shnderruar qytetin ne nje qender atraktive

Genci Sinojmeri i LSI-se drejtor i Spitalit Rajonal te Gjirokastres synon te marre mandatin e kryetarit te bashkise per kater vitet e ardhshme. Ai thote se qyteti ka njohur vetem regres gjate shtate viteve te qeverisjes nga Partia Socialiste dhe se tani eshte momenti per te ndryshuar.


Pse kandidoni dhe pse mendoni se gjirokastritet jane te motivuar per te votuar per ju


Kandidimi im vjen si reagim karshi keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit qe i eshte bere qytetit te Gjirokastres gjate shtate viteve te fundit. Me shume se reagim qytetar ka te beje me frymen dhe kerkesen per ndryshim lokal qe po shfaq komuniteti gjirokastrit. Personalisht i perkas brezit te viteve 1990 endrrat per demokraci te te cileve u nderprene pikerisht nga persona si ai qe qeveris aktualisht Bashkine e Gjirokastres. Arsyeja madhore e kandidimit tim eshte rikthimi i Gjirokastres ne identitet. Natyrshem qe ne kete gare kam suportin politik te koalicionit Aleanca per qytetarin mbeshtetja e te cilit me jep me shume garanci per fitoren ne daten 8 maj. Une dhe bashkepunetoret e mi kemi hyre ne kete gare me nje qellim te vetem ate te rikthimit te Gjirokastres ne vendin qe meriton. Banoret jane lodhur tashme nga premtimet dhe justifikimet boshe dhe presin zgjidhje konkrete. Jane lodhur nga mungesa e jetes problemet e infrastruktures zaptimi i hapesirave zbehja e tradites kultures. Te rinjte do te votojne qe te ardhmen e tyre ta ndertojne ketu prinderit qe femijet e tyre te rriten ne nje qytet me hapesira te gjelbra lulishte e kampe lojerash pensionistet per te drejten e mohuar te kalimit te kohes se lire ne mjedise te pershtatshme shtresat ne nevoje do te votojne per me shume mbeshtetje sociale pa dallime partiake integrim ne komunitet biznesmenet per taksa me te uleta dhe celje te vendeve te reja te punes te pasionuarit pas librit e dijes per nje biblioteke me parametra bashkekohore qendra interneti falas.


Keto zgjedhje jane vendimtare per fatin e Gjirokastres dhe une shpresoj se banoret e qytetit do te zgjedhin zhvillimin dhe jo regresin do te zgjedhin dashurine e pasionin perkunder arrogances do te zgjedhin vlerat e verteta perkunder premtimeve boshe te ofruara deri tani.


Cili eshte me prioritar ne kete gare per ju vlerat e personalitetit tuaj programi i partise qe perfaqesoni apo rreshtimi ne koalicionin ku eshte perfshire partia tuaj


Mendoj se nderthurja e te gjithe ketyre elementeve do te sjellin fitoren e alternatives qe une perfaqesoj ne zgjedhjet lokale te dates 8 maj. Gara jone bazohet ne alternativa te qarta me programe te specifikuara pershtatur me nevojat dhe problematikat qe komuniteti dhe qyteti kane. Programi yne perfshin te gjitha kategorite te gjitha komunitetet te gjitha shtresat te gjitha zonat e qytetit duke bere qe te kete nje gare te gjere sociale dhe shoqerore. Sikurse e thashe dhe me lart mbeshtetja e koalicionit Aleanca per qytetarin eshte nje faktor shume i rendesishem ne kete gare.


Si e vleresoni ecurine e deritanishme te fushates elektorale normale apo konfliktuale dhe cilat jane argumentet tuaja per kete opinion


Fale kultures se komunitetit te qytetit te Gjirokastres deri tani nuk eshte shenuar asnje lloj incidenti. Ne u kemi premtuar banoreve gjirokastrite zhvillimin e nje fushate te qete qytetare dhe jokonfliktuale dhe kete jemi duke bere. Me keqardhje konstatojme se ne kampin tjeter nuk mbizoteron e njejta fryme. Gjuha e perdorur prej tyre eshte larg nivelit te nje fushate te qyteteruar ashtu sic e meriton komuniteti gjirokastrit.


Cilat jane sot problemet me shqetesuese sociale dhe kulturore per qytetarin gjirokastrit dhe si mendoni ju ti zgjidhni ato


Fatkeqesisht qyteti i Gjirokastres ndodhet shume larg vendit qe meriton per shkak te keqqeverisjes lokale gjate 7 viteve te fundit. Problemi me i theksuar vazhdon te mbetet masakra urbane qe ka sjelle betonizimin e qytetit dhe zhdukjen e siperfaqeve te gjelbra e mjediseve clodhese per banoret. Nje tjeter problem shume i mprehte mbetet ndotja ambientale tejet e theksuar. Disa muaj me pare qyteti i Gjirokastres u mbulua per dite te tera nga smogu per shkak te djegies se mbetjeve urbane ne vendin e grumbullimit te tyre. Gjirokastra nuk ka ende nje shesh depozitimi e perpunimi te mbetjeve urbane. Ajo cka eshte me e dhimbshme per Gjirokastren e kultures eshte pergjumja e jetes kulturore dhe artistike. Qyteti nuk ka sot nje kinema ndersa teatri profesionist vendos ne skene nje shfaqje ne dy vjet. Per te mos folur me tej per politikat per nxitjen e turizmit. Mungon infrastruktura turistike dhe niveli i pastertise ne zonen muzeore le shume per te deshiruar. Zonat periferike jane teresisht te harruara. Banoret nuk kane rruge ndricim rrugor rrjet kanalizimesh etj. Sportet jane teresisht te harruara. Ekipi i basketbollit dikur kampion kombetar nuk ekziston me ndersa Pallati i Sportit me nje infrastrukture tejet te amortizuar perdoret tashme vetem si vend numerimi i votave. Ekipi i futbollit Luftetari eshte ne vendet e fundit te renditjes te Kategorise se Pare nderkohe qe jane zhdukur edhe sporte te tjera si shahu qitja mundja etj. Faktikisht ne kete moment Bashkia e Gjirokastres nuk po bashkepunon me asnje bashki homologe ne Ballkan apo Europe cka do te sillte shkembimin e eksperiencave te menaxhimit dhe nje tjeter vizion per qytetin.


Keto jane vetem disa prej problemeve kryesore por problematika eshte e gjere. Aktualisht Gjirokastra e UNESCO-s ka humbur shkelqimin e saj keshtu qe thelbi i programit tone perqendrohet ne rikthimin e vlerave te humbura jo thjesht per hir te tradites por per vendosjen e tyre ne sherbim te zhvillimit te komunitetit. Turizmi si prioritet nxitja e elementeve tradicionale ulja e taksave per biznesin celja e vendeve te reja te punes terheqja e investimeve te ndryshme etj. do ta shnderroje Gjirokastren ne nje qender atraktive jo vetem per turistet por do ta riktheje mes qyteteve elitare te vendit.


fare risish sjell programi juaj ne mandatin e ri per ruajtjen dhe menaxhimin e vlerave te trashegimise kulturore Si do ti zgjidhni ju konfliktet qe ekzistojne mes pronareve dhe ligjit te trashegimise ndertimeve jashte kritereve ne zonen e mbrojtur nga UNESCO dhe MTKRS shtetit ne mbrojtje te vlerave te arkitektures tradicionale dhe nevojave te qytetareve per te ndertuar


shte e dhimbshme dhe e turpshme qe Gjirokastra pasuri boterore e trashegimise kulturore UNESCO ne vitin 2011 nuk ka eebsite-n e saj zyrtar. Por kjo nuk eshte e vetmja mangesi. Bashkise i mungon vizioni per promovimin e suksesshem te Gjirokastres ne tregun turistik. Nderthurja e pasurise arkitektonike dhe vlerave te trashegimise kulturore te Gjirokastres me krijimin e nje sistemi marketingu bashkekohor ne tregun turistik do te bente te mundur qe keto vlera te paperseritshme te krijuara ne breza te sillnin te ardhura per qytetaret duke e rritur ndjeshem nivelin e tyre te jeteses. Kjo eshte risia qe ne sjellim me programin tone. Ne zbatimin e politikave lokale per mbrojtjen e trashegimise kulturore do te kemi edhe mbeshtetjen e pushtetit qendror. Deri tani MTKRS eshte pare si konkurrente politike dhe jo si partner. Mjafton vetem te kujtoj ketu odisene e gjate te proceseve gjyqesore dhe replikave ndermjet Drejtorise Rajonale te Monumenteve te Kultures dhe bashkise se qytetit per administrimin e kalase zbatimin e projektit restaurues ne shtepine e lindjes se shkrimtarit Ismail Kadare apo mirembajtjen e simboleve kombetare. MTKRS do te jete partneri yne i fuqishem. Se bashku do te rishikojme legjislacionin per zonen e mbrojtur me qellim zgjidhjen e konflikteve qe ekzistojne mes pronareve dhe legjislacionit aktual. Ne kete drejtim te gjitha ndertimet jashte kritereve ti pershtasim me menyren tradicionale te ndertimit.


Cilat jane pikat me te dobeta e me te forta te programit te rivaleve tuaj qe garojne per Bashkine e Gjirokastres


Tashme eshte fakt qe kandidati i koalicionit Aleanca per te Ardhmen per Bashkine e Gjirokastres ka pothuajse te njejtin program te prezantuar ne zgjedhjet lokale te vitit 2007. Jane 33 premtime te pambajtura apo e thene ndryshe rreth 70 per qind e programit aktual qe iu serviren si risi qytetareve te Gjirokastres. Ky fakt kaq domethenes nuk le vend per komente te tjera.


Intervistuan
Fatos Baxhaku Engjell Serjani