Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj duket se ka nisur një reformim me dorë të hekurt të dikasterit që i ka besuar kryeministri Rama.


Pasi shkarkoi 20 diplomatë, kreu i MEPJ ka njoftuar sot se 38 Konsuj Nderi  të Shqipërisë që lëvizin me targa diplomatike, sipas Cakajt në shkelje të ligjit, sdo ta gëzojnë më këtë të drejtë.


Cakaj theksoi se ata do të pajisjen me shenja ovale. Ju informoj se kam vendosur  për marrjen e masës së tjetër  të domosdoshme. Jemi i vetmi vend në botë që kemi plot 38 Konsuj Nderi që operojnë me targa diplomatike. Bëhet fjalë për biznesmenë të ndryshëm që janë ngarkuar në Shqipëri, si konsuj nderi dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike, Shqipëria edhe njëherë e theksoj është e nderuar ti ketë këta konsuj këtu. Por, Konsujt e Nderit pavarësisht nga shtetësia, do të përdorin një automjet i cili do të pajiset me një targë të zakonshme kombëtare, tha Kryediplomati i Shqipërisë.


Me përulësinë dhe keqardhje për këtë veprim, i informoj këto persona se do të pajisen me targën ovale. Unë informoj po ashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Transporteve do të veprohet në efiçencë të plotë që targat në fjalë të dalin jashtë përdorimit, shtoi ai.