TIRANE- Rasti në fjalë është i pangjashëm për vetë non sensin historik që të krijon ky profil i propozuar nga unë si një gjetje e rrallë që i ngjan për më shumë një skenari të gatshëm për bërë një film. Nuk është një histori e sajuar, madje po të ndodhte do ishte me padyshim e dyshuar si fiksion nga legjendat e shkruara dhe rishkruara në botën e letrave të reja sot në botë. Bëhet fjalë thjesht për historinë e një emigranti që tenton- ëndrrën Amerikane -dhe ia del më në fund të shkëlqejë në një sipërmarrje të tillë në një formë të pabesueshme.

Ndoshta do të lakmoja ta tentoja si një zhanër filmi apo në mediumet aq të lakmueshme të mjeteve të reja që kanë hyrë tashme në tregun e lartë të artit se sa në një tendencë të vetmuar ndoshta të asaj se çfarë ai arrin të konfirmojë me talentin e tij. Ky është shkaku i parë tërheqës që më bën ta ndërmarr këtë hap zbulues në kujdesjen time ndaj tij. Shkaku i dytë dhe prapë shumë i rëndësishëm është se vetë shkruesi i këtyre radhëve është i përfshirë në një pjesë të kësaj rrëfenje dhe shumë pranë një rijetimi direkt të krejt dhe pjesës tjetër të historisë së këtij profili. Dhe një tjetër shkak shumë i rëndësishëm që e komplikon dhe më dhe i jep ton të drejtpërdrejtë kësaj sipërmarrjeje është se ne jemi të dy artistë nga e njëjta histori e radhitur dhe përballë edukacioneve të njëkohshme arti.

Janë këto tre shkaqe që përcaktojnë në njëfarë mënyre tingëllimin e një titulli të zakontë pasi vetë ngjarja për nga pesha dhe dramaciteti kërkon një situatë pa emfazë e të shtrirë për t’u rrëfyer e lexuar qetësisht. Edhe për arsye, se në themel të çdo krijimi, tendence të re, apo dhe shprehjeve që ende nuk kanë marrë konfirmimin e vetë kohës ku shtrihen do të mbivendoseshin në paralel të ngjashëm me shprehjen e lashtë sa bota se në të gjitha këto arsye në themel të vetë zbulimit qëndron “The Journey”-“Udhëtimi” (titulli i ekspozitës). Jo si formë aktive dhe e drejtpërdrejtë në arritjen e një objektivi apo një grup gjërash për t’u kryer po si një përmasë totale dhe gjithëpërfshirëse që shpesh e shohim e kuptojmë sot në veprat e artit kontemporan, të shprehjes së artistit si një totalitet unik në hapësirë dhe kohë. Në këtë prirje do desha vëmendjen tuaj ta kuptonim thelbin e këtij profili krijues që marr përsipër t’jua bëj prezent.
 
Pak histori ...!
George (Gjergj) Pali lindur me 1957, në një qytet në veri të Shqipërisë në qytetin e Shkodrës. Një qytet me një karakter mesdhetar dhe me një jetë kulturore dhe historike mjaft të pasur. Për thyerjet e shumta të karakterit historic por dhe për një gjallëri kulturale të shquar dhe me një sërë njerëzish dhe artistësh të shquar. Fëminia e tij u shoqërua me tentacione të luhatura drejt muzikës dhe më pas dalë e ngadalë filloi edukacionet e para në pikturë dhe dita me ditë po konturonte veten e tij duke braktisur në një farë mënyre muzikën dhe nxjerrë në pah tendencën për artet vizuale. Vitet e pasluftës së dytë botërore e gjejnë Shqipërinë në një diskurs historik drejt një kahu historik për kohën që u duk si I favorshëm. Në krah të fitimtarëve të pasluftës. Me 1944 instalohet një model qeverisës ku sistemi komunist është dominues dhe hyn në një udhëtim historic ku për 50 vite hyri në një gjuhë të pashembullt represioni dhe dështimi total si formë regjimi.

Vitet e para pati një përmbysje totale në konceptet e pronës dhe të drejtave dhe lirive të njeriut. Gjë që ngushtoi këto të drejta dhe solli një represion klasor të ngjashëm me të gjitha vendet e të njëjtit regjim të mbyllur dhe të ashpër. Dhe si për fatalitet Shqipëria tregoi një vetëizolim të pashembullt dhe hermetik të saj në disfavor të vet historik. Në këtë mjedis historik kaloi rininë e parë George Pali në një kalvar të mundimshëm pengesash dhe mungese lirie. Në 1988 arratiset nga vendlindja, Shqipëria. Në një formë spektakolare dhe gati të papërsëritshme. Në një vend ku ish krijuar iluzioni se çdo gjë kontrollohej dhe nuk mund të kalonte as dhe një insekt kufirin pa leje erdhi ngjarja që morri dhe shumë bujën e arratisjes së tij dhe 12 vetave të tjerë në kufi me Jugosllavinë. Në një organizim perfekt dhe për tu admiruar nga ndërtimi dhe strategjia nga ku sfidon një sistem të tërë e mjaft të kontrolluar të asaj kohe një gjë që I mbetet një rishikimi si ngjarje për të gjithë ata që hyjnë në botën e filmit apo llojeve të tjera të shprehjes.

Të gjithëve përkundër gjestit të tij të rrallë na erdhi në buzë shprehja e dorëzuar tashmë brenda logjikës “djalë trim” dhe aspak e pak si e papritur nga të gjithë ata që e njihnin ose jo. Jetonim në një qytet në një utopi ëndërrash mbi artin dhe rrekeshim brenda një qerthulli duke zbuluar si me pikatore hapësira te vogla lirie dhe informimi për artin në një ngushtim të rëndë e asgjësues. Heroi tashmë ishte përtej telave me gjemba, me nënën Florenca, vajzën e tij të vogël Rozafa, dhe një grup familjarësh dhe shokësh që përdorën guximin e tyre duke e parashikuar që ndoshta dhe mund të mos ishin më në këtë botë nga një moment fatal! Është e vështirë vetëm fjalët të mund ta ravijëzojnë dramën e këtij vendimi për tu arratisur pasi kjo ngjarje ka ndërmjetësuar kohën në mes dhe ngjarjet e përditshmërisë nuk I japin luksin për ta risjell imët dhe me gjithë lëkurën rënduese të asaj kohe të absurdit. Do duhej më shumë hapësirë dhe forma komunikimi për ta sjellë totalisht atë ngjarje.
 
Pse u harrua ndodhia e arratisjes
Më pas ndodhi përmbysja e viteve 90 që shëndrroi ,e shpejtësi çdo gjë dhe nuk i la jehonë të gjatë kësaj ndodhie  spektakolare e të paharrueshme. Në fakt nga të gjitha viktimat e 50 viteve nga regjimi komunist George Pali është një nga ata viktima si i mbijetuar duke e zgjidhë formulën e jetës së tij përdrejt tokës së premtuar. Shumtë të tjerë tentuan që nga burgjet komuniste të fitojnë lirinë dhe të shpërndahen drejt tokës së premtuar dhe secili syresh ndërtoi një histori të vetën por historia e këtij profili me gjithë fatalitetin dhe tragjizmin mendoj se është në një nga rrugët e dallueshme të suksesit. Amerikano shqiptari George Pali prodhoi një histori suksesi një histori unike për nga fati dhe mjaft interesante për nga përzgjedhja dhe fati.

Ashtu si të gjithë ata që lënë atdheun janë të mbarsur me një paralel subkoshience që kthehen në vendin e nisjes dhe ritakohen me të shkuarën. Kjo subkoshiencë do ishte një material me shumë vlerë për humusin nga ku krijimtaria e tij merr shenja. -“Zgjohesha në mesnatë nga gjumi në shtëpinë e parë ne (North Yonkers, New York) ndër ëndrra te çuditshme dhe pyesja veten se; pse flisja anglisht me miq e mi të vjetër (isha i sigurte qe miqtë e mi të vjetër ishin “Non English speaking friends”, dhe më pas plasesha në dyshek plot pezëm se të gjithë ata ishin larg shumë larg” -ndryshimi i gjuhës dhe situatës ne një vend tjetër (USA) po bënte efektet e veta ne distancim...Ky do qe një ritual monologësh të pafund të ëndrrave tronditëse dhe alucinante-thotë ai. Gjithmonë do t me mungojne shokët e miqtë që u rritem bashkë, megjithëse në një vend “trumatik” në një kohë shumë tragjike!
 
Nga hija në dritë!
Një mik i përbashkët (Sadik Spahija) më bëri një bisedë se si do mund ti ndërtonim një expozitë personale te amerikano shqiptarit George Pali në Tiranë, dhe kërkonte mua ti kuroja ekspozitën e tij... U përgjigja: po, menjëherë dhe vendosa ta prezantoj në GKA. Pa u menduar gjatë në një rrëmbim të menjëhershëm artistik e në favor të xhestit të tij qe patëm zili të gjithë në heshtje e mendova si një borxh minimal që unë do bëja ndaj kesaj kerkese.
Në Korrik udhetova për në Neë York për ta vizituar ne studion e tij ne Stamford, Connecticut, per te kuptuar më thellë për atë që kish ndodhur më pas viteve 1988.
Introvers…!

Vizita ime në SHBA më dha ndjesinë e zbulimit të saj për arsyen e thjeshtë sepse sot bota është plot informacion dhe teknologjia të jep mundësinë që dhe në distancë ta zbulosh sa duhet dhe ku do po me mungonte përmasa reale e perceptimit dhe do më duhej ta zbuloja realisht këtë përmasë gjigande që e afron në mënurë të vecantë Amerika. Si toka e të gjithëve pa dallime të dukshme racial dhe një bashkëjetesë normale racash e idesh si vendi i lirive të mëdha dhe i mundësive për tu realizuar e me histori të ndjeshme e të stampuara kudo si normalitete të dhimbshme emigracioni. Gjë për të cilën historikisht ne ishim në një kulturologji jetese të afërt tashmë dhe në Shqipëri.

Peizazhe të zgjeruara dhe me bollëk territorial dhe me një grandomani të panatyrshme herazi që shpjegonin në një farë mënyre gjerësinë e lirisë dhe të mendimit për të ngritur një ëndërr. Kontrastet e mëdha dhe pamjet skenografike ekstra larzh që të lënë gojëhapur. Një gjë impresionuese dhe gjithë kohen e ndiqja paralelisht me historikun e vet përmes filmash dhe personazhesh duke i ngatërruar në kohë dhe kontekst dhe më jepte një kënaqësi të rrallë ky fakt….dhe ja më në fund në studion e piktorit amerikanoshqiptar mikut, shokut tim të fëmijërisë së hershme dhe të shkollës së arteve… gjithçka mund të kish ndryshuar me themele, por dashuria për pikturën që po ajo që kisha zbuluar në Shtëpinë e Pionierit, ne rrethin e vizatimit te Ismail Lulanit (Instruktor), tek Kakarriqt në Shkodër. Kishin ngelur vetëm sytë e zinj që përloteshin nga lumturia që po më prezantonte dhe pohonte një dashuri të pandryshuar. Këtu do fillonte dhe thelbi i ndërtimit tim kuratorial mbi veprën e George Palit.
dy fjalë për Edukimin formal

George Pali vjen nga një familje me tradita të që kanë lidhje kulturore të pasura me letërsinë, pikturën dhe teatrin. Dhe për shkak të mjedisit ku u rrit dhe mori shenjat e para të dukshme të prirjeve të tij artistike. Kontaktet pas shkollës së mesme me piktorin Danish Jukni dhe shkollës së pikturës në trevat e veriut kane lene gjurmë në jetën e tij. Me 1980 diplomohet në Akademinë e Arteve në Tiranë me rezultate të larta, dhe 1988 arratiset nga Shqipëria për një jetë më të drejtë e më të mirë dhe përfundon në SHBA, po në Korrik të 1988s. Ne vitin 1991 kryen studimet pasuniversitare “Master of Fine Arts” nga Michigan State University, ne universitetin shtetëror ne shtetin e Michiganit, SHBA për Arte të Bukura.
kriji mtaria ...!

Tematika nga ku ndërtohet piktura e George Palit është koherente me atë qe artisti reagon me gjërat në një farë mënyre te cilat përcaktojnë identitetin e tij filozofik të jetës ku ai është i intriguer në fabulën Mbi Arkën e Noes (The Book of Genesis) (ku thelbi is saj përbën Gjenezen, dhe Korrigjimin e devijimeve njerzore) dhe një tjetër kolonë mbajtëse që ka të bëjë me atë ëndërr të pakuptuar identitare dhe e pacuar deri në fund në gjuhën e vet sic është Muzika (eshte hereditare nga fëmijëria, 8 vjet ne Shkolle te Muzikes).

Arti si një zonë e pamundësisë apo si një utopi e parealizuar e dërgon atë gjithë kohën në një introvers herë të shpjegueshëm e herë jo duke gjetur e rigjetur shenja e tinguj të pafund ku ai, autori do të krijojë atë spazëm ngjyrore për tu future në një komunikim të gjatë më së shumti me vehtveten.Pretekstet e panumërta për të ngritur narracionin e tij që e lë të pandarë në mes figurative e abstraktes na lë të kujtojmë këtë monolog që herë duket e ndërtohet dhe herë zhduket dhe dekonstruktohet nga njëmijë oshilacione të të njëjtit qëllim. Atij I intereson ky gërshetim I dyzuar dhe njëfarë kodifikimi I brendshëm I pikturës si një sekret që nuk merr kurrë fund nga shikuesi. Optimizmi si një element disi tragjik me gjith sa thamë e rrëfyem më lart në ecurinë e ti e ben atë mjaft të gëzuar si një triumf i asaj çfarë don të sfidojë gjithë kohën. Të krijon përshtypjen që përveç se është I gozhduar te një medium që dhe ka investuar gjatë të jetës I papërkulur në zgjedhjen që ai merr përsipër duke e rikthen kontekstin e jetëgjatësisë së pikturës si medium qe i ka “qëndruar provës” së kohës.

Për ti ngjarë figurave sfiduese në historinë e artit si irlandezi Frensis Bacon, apo sot piktorët postmodernë. Janë domethënëse të gjitha rreshtimet tematike që ai afron parabola vizive, hiperbolat dhe ecuria e tregimit në kapërcyell të reales apo figura speciale mbretërish me mbishkrime e me radhë të japin përshtypjen e një udhëtimi filozofik të gjenezës afër njerëzore dhe muzikës që del në forma të vetë arkitekturës muzikore Amerikane. Pikturën tenton ta shohë formalisht si një unitet material shprehës por pretekstet e saj janë të personalizuara dhe në ndihmë të këtij uniteti material. George Pali eshtë në mesin e jetës së tij me një prodhimtari të begatë dhe në një relacion të admirueshëm me një numër te konsiderueshëm galerish dhe institucionesh arti. Monologu i tij në proces dhe medium që ai zgjedh dalë ngadalë do mund ta rreshtojë atë në një radhë suksesi sot në botën e komunikimit. Karakteri i tij i forte e këmbëngulës dhe dashuria e tij për zgjedhjen që ai ka bërë janë garancitë e një profile mjaft me interes në rritje. A është George Pali një ëndërr amerikane?....Dua ta le hapur këtë pyetje.
 
 
Si e njoha Gjergjin në fëmijërinë e hershme
Ka rëndësi procesi në të gjithë këtë sipërmarrje. Është me shumë rëndësi ky kalvar me kaq interes dhe ta shohësh të realizuar nga karakteri dhe talenti që ai përmban. Një krijimtari nën traumë kaq e gëzueshme e kontraversive ngre një pikëpyetje që duhet rimarrë në analizë. I pangjashëm në formë por me një rezonancë të nëndheshme afinimi me autorë  bashkëkohorë e bëjnë pikturën e George Palit trashendente dhe associative. Dekorativiteti herazi në parallel me Nabitë, elementët ekstra të kolazheve me simbolika  domethënëse,virtuoziteti I tejkaluar I mjetit dhe ndërmjetësimet e holla të softeve të ngjyrës e vën këtë krijimtari në statusin e kërkimeve serioze në gjuhë dhe medium në paralel dhe kontraversion ideor në rrafshin e një loje tërheqëse. Mjetet e çliruara tashmë i japin sigurinë e eksperiencave të gjata të udhëtimeve të tij në këtë medium.

Nuk do më shqitet nga mendja diku nga vitet 69-1972 në  mjediset e” Shtëpisë së Pionierit” te Kakarriqit. Me një xhaketë me kuadrate të vogla e gjitha gri, një tufë kaçurrelash të dendura pis të zeza dhe një vështrim të ngulët me një qendër rrathësh të një egoje të dallueshme qartazi, duke vizatuar një tregjethësh allçie dhe duke u dalluar nga të gjithë ne të tjerët me një ngulm dhe dëshirë për të qenë në qendër të vëmendjes dhe një qëndrueshmëri të parehatshme në grup për të qenë i pari. Kështu do e mbaja mend Gjergjin në fëmininë e hershme dhe më duket që po të njëjtat lëvizje dhe gjallëri i shpërndau ngado në punë dhe kërkimet e tij në jetë. Po ta rimerrja mbrapsht këtë shkrim do qe e pabesueshme që dy njerëz “në garë” ...do isha unë që do bëja një shkrim kuratorial për Gjergjin, por këtu qëndron dhe mrekullia e një realiteti që i ngjan një fiksioni por që në fakt është një jetë reale si nëpër filma dhe kjo i ndodh pikërisht në Amerikë George Palit dhe në kohë reale të jetuar.
 
Një koincidencë e këndshme…
Pas një njeriu të suksesshëm flitet dhe është provuar se qëndron dhe një fuqi tjetër në çift. Në këtë rast qëndrojnë si frymëzim dhe mbështetje dy Rozafat, e shoqja e tij një mjeke e suksesshme e me shumë dritë Rozafa Pali (Luca) dhe e bija Rozafa Pali heroina e vogël që ne fatkeqësinë historike shqiptare nuk arriti ta kuptonte nga gjesti çlirimtar i babait të saj. Dhe dy fëmijët e tjerë Edlira e Genci të gjithë të normalizuar në jetën e re. Si duket jeta jo gjithnjë të surprizon me vështirësi dhe mund por dhe ta shpërblen me fat dhe lumturi që i ngjan një fabule Amerikane. Ja pse ky profil më duket përjashta rregullit dhe i ngjashëm me një ëndërr reale.
 
 Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)