Gjykata e Lartë ka marrë për shqyrtim një padi të disa banorëve të Gërdecit, të cilët akuzojnë ministrin aktual të Mjedisit, Fatmir Mediu, për plagosje të rëndë nga pakujdesia, kur ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.


Në ditët në vijim pritet që të bëhet edhe seanca e parë, ku do të vendoset nëse Mediut do ti hiqet mandate dhe të gjykohet, apo do të arrihet ndonjë marrëveshje me paditësit.


Kujtojmë këtu se vetëm pak muaj më parë, Mediu u padit nga një tjetër banor iGërdecit, por, ai u tërhoq në mënyrë misterioze kur çështja vajti në Gjykatën e Lartë, pa dhënë shpjegime.


Ndërsa procesit të parë, ku akuzohej si përgjegjës për vdekjet e ndodhura në Gërdec, Fatmir Mediu mundi që ti shpëtojë falë rifitimit të imunitetit, pas zgjedhjeve të 2009-s.


Banorët kishin ngritur padi edhe ndaj Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxollit por Gjykata e Lartë ia ka kaluar Gjykatës së Tiranës për mungesë kompetencash.


Katër vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 28 persona, ende nuk ka asnjë të dënuar.