Ka dështuar sërish sot seanca e radhës në ngarkim të të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit. Shkak është bërë mungesa e prokurorit Genti Qano.

Në këtë mënyrë, trupi gjykues ka vendosur që të shtyjë sërish seancën. Gjithashtu në proces ka munguar edhe gjyqtarja Fatmira Hajdari si dhe avokati mbrojtës i një prej të pandehurve. Seanca u shty për më datë 12 nëntor.

Në seancat e mëparshme, prokurorët kanë prezantuar dosjen e tyre për të 29 personat e akuzuar si të implikuar në shpërthimin e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.