Shkrimtari i njohur tregon raportin me një nga kritiket më të njohura të shekullit 19-të
Ernest Hemingway
Mënyra se si u prisha me Gertrud Stainin qe me të vërtetë e çuditshme. Qemë bërë mjaft miq dhe unë i kisha bërë një sërë shërbimesh praktike, si atëherë kur arrita ta nis botimin në seri të librit të saj te revista e Fordit, apo duke e ndihmuar të daktilografonte dorëshkrimet, të korrigjonte bocat dhe kështu qemë afruar me njëri-tjetrin, madje më shumë nga çkisha shpresuar ndonjëherë. Por nga miqësia e një burri me një grua të shquar sdel asnjëherë ndonjë gjë kushedi çe megjithëse para se punët të zënë të shkojnë o më për mirë, o më për keq, edhe mund të kesh ndonjë kënaqësi, dhe akoma më shumë këtë mund ta thuash kur gruaja në fjalë ka ambicie të mëdha letrare. Njëherë, kur po i justifikohesha meqë kisha ca kohë pa vajtur në nr. 27 të Rue de Fleurus, ngaqë se kisha ditur në do ta gjeja në shtëpi, ajo u hodh dhe më tha: Pp. Hemingway, ti këtu je në shtëpinë tënde. E kam me të vërtetë! Nuk e dije? Eja kur të duash dhe pastruesja (të cilën ajo e përmendi me emër, por mua tani smë kujtohet) do të përkujdeset për ty, veç dua që gjersa të jem kthyer, ta ndihesh veten tamam si në shtëpinë tënde.Nuk e shpërdorova këtë që më tha, por nganjëherë shkoja tek ajo dhe shërbëtorja më nxirrte për të pirë, dhe unë rrija e kundroja tablotë dhe po qe se mis Shtaini nuk kthehej, atëherë falënderoja shërbëtoren, lija ndonjë mesazh e ikja. Një ditë, mis Shtaini po bëhej gati të shkonte në Jug, se më kë tjetër, me veturën e vet, dhe më kishte çuar fjalë që të shkoja ta takoja paradite, që të ndaheshim. Bashkë me Hadlin na kishte ftuar ti venim për vizitë, por ne asokohe banonim në një hotel, dhe kishim pasur plane të tjera, e vende të tjera ku donim të shkonim. Por ju, natyrisht, e dini si ndodh në kësi rastesh; nuk thua asgjë, ngaqë shpreson se do ti rregullosh edhe këtë edhe atë, por në fund sarrin ti bësh dot të dyja bashkë. Që atëherë unë diçka merrja vesh se si mund tu bësh bisht vizitave. Më qe dashur ta mësoja. Shumë kohë më pas, më rrëfente Pikasoja, se si kur e ftonin të pasurit, ai gjithnjë u premtonte se do tu shkonte për vizitë, sepse kjo i bënte ata të ndiheshin të lumtur, por pastaj do të ndodhte gjëkafshë e ai sdo ta mbante dot fjalën. Por kjo skishte të bënte aspak me mis Shtainin dhe ai, kur e tha e kishte fjalën për të tjerë njerëz. Qe një ditë e këndshme pranvere dhe unë zbrita që nga Place de LObservatoire, duke kaluar përmes Luksemburgut të vogël. Drurët e gështenjave kishin lulëzuar dhe rrugicat me zhavorr qenë të mbushura me fëmijë që luanin, me guvernantë ulur nëpër stola dhe nëpër pemë pashë kullumbri, ndërkohë që dëgjoja dhe zogj të tjerë që si shihja dot. Shërbëtorja ma hapi portën para edhe se ti kisha rënë ziles dhe më ftoi të hyja brenda e të prisja. Mis Shtaini do të zbriste nga çasti në çast. Skishte vajtur ende mesi i ditës, por megjithatë shërbyesja më mbushi një gotë me eau de vie, ma la në dorë dhe më shkeli synë gazmore. Alkooli i pangjyrë më shijoi dhe vazhdoja ti kisha shijen në gojë, kur dëgjova dikë që fliste me mis Shtainin, në një mënyrë që skisha dëgjuar kurrë njeri ti fliste një njeriu tjetër, kurrë, askund, asnjëherë. Pastaj u dëgjua zëri i mis Shtainin, ankues e lutës. Jo, mos mackë. Të lutem mos! Bëj çtë duash ti, vetëm të lutem mos! Të lutem, mos! Të lutem, mos, mackë!E ktheva gotën e lashë mbi tavolinë dhe bëra të çohem. Shërbyesja më kërcënoi me gisht, duke pëshpëritur: Mos ik. Tani do të zbresë.