Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka mohuar zërat që qarkullojnë së fundmi flasin për një interesim të Lazios në drejtim të tij për të zëvendësuar Stefano Piolin.


De Biasi ka deklaruar për mediat italiane se asnjë lajm i publikuar ditët e fundit në lidhje me këtë çështje nuk është i vërtetë.


Konfirmoj se nuk ka pasur asnjë bisedim mes meje dhe drejtuesve të Lazios, tha De Biasi.


Trajneri Gianni De Biasi ka një kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në vitin 2017.