Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave ka vlerësuar trajnerin e kombëtares Gianni De Biasi si teknikun e 6 në botë në rang kombëtaresh që ka arritur rezultatet më të mira gjatë vitit 2015.


Vlerësimi për De Biasin vjen pas kualifikimit të Shqipërisë në Francë 2016.


Pas tij pozicionohen emra të madhej si Del Boske fitues i Kupës së Botës dhe Europës, Gerardo Martino, Lars Lagerback etj.


Ndërkohë, në krye të klasifikimit për vitin 2015 janë trajneri që fitoi Kupën e Amerikës me Kilin Jorge Sampaolin, Joachim Loë, Roy Hodgson, Marcel Koller dhe Michael ONeill.