Tiranë- Trajneri italian Gianni De Biasi është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit.


Mesohet se De Biasi ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Federatën Shqiptare të Futbolli, dhe prezantimi i tij zyrtar do të bëhet me 19 dhjetor 2011.


Gianni De Biasi do jetë i dyti trajner italian që ka pasur ekipi ynë kuq e zi, pas Dosenës. De Biasi ai ka qënë ish-trajneri i Modenas, Breshias, Udinezes dhe Torinos.


Në garë 55-vjeçari De Biasi ka qënë me kolegët e tij italianë Benito Carbone dhe Mario Beretta, të cilët ishin kandidatë për të drejtuar kombëtaren shqiptare të futbollit.


Kështu Gianni De Biasi do të jetë për herë të parë trajner i një ekipi kombëtar dhe si trajner i Kombëtares Shqiptare do ta drejtojë atë gjatë kualifikimit për në botërorin që do të zhvillohet në Brazil në 2014-tën.


 


 




Shkrime të tjera me interes:

  1. Pankina e kombëtares, pas 5 të huajve një trajner shqiptar

  2. FSHF, trajner ekonomik dhe nën 50 vjeç

  3. Gianni Morandi dhe partnerja e tij 27-vjeçare