Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi do të bëhet zyrtarisht shqiptar. Ai ka nisur procedurat e përshpejtuara për marrjen e pasaportës shqiptare.




Federata Shqiptare e Fubollit konfirmon se të gjitha dokumentet e trajnerit aktualisht me shtetësi italiane i janë dorëzuar presidencës tonë për të dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


De Biasi është një nga trajnerët më të dashur për shqiptarët në historinë e trajnerëve të futbollit shqiptar. Ai është 58 vjeç dhe duket se po korr sukses në drejtimin e Kombëtares kuqezi./indeksonline/