Aktori Mel Gibson, kohëve të fundit është futur në telashe.
Reputacioni i aktorit është dëmtuar keq pasi që ish-partnerja e tij Oksana Grigorieva, e akuzon për dhunë ndaj saj.
Në revistat amerikane kohëve të fundit është raportuar se aktori Mel Gibson do të shpërngulet për në Australi. Por zëdhënësi i aktorit ka hedhur poshtë këto thashetheme.
“Nuk është e vërtetë, këto janë vetëm thashetheme”, ka thënë zëdhënësi i aktorit Mel Gibson.