pasaportaaaGimja , ka pasur deri më sot pasaportë diplomatike në cilësinë e këshilltarit të zëvendëskryeministrit, ndërsa një shitëse duty free në Rinas, gruaja e gjyqtarit Gjin Gjoni, ka pasur pasaportë diplomatike në cilësinë e këshilltarit të ministrit.


Zeqo është parë sot i nervozuar nga pezullimi i pasaportës dhe ka rrëfyer mes miqsh statusin ilegal që ka pasur për të marrë pasaportë diplomatike, ndërsa zonja e gjyqtarit Gjoni nuk ka reaguar ende.


Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se jashtë kritereve, dy pasaporta diplomatike kanë dhe dy emra nga media të afërt me ish- qeverinë, të cilat nuk i bëjnë publike, dhe vetëm njërit prej tyre i është pezulluar.


Skandali i keqpërdorimit të lëshimit të pasaportave diplomatike për njerëz të biznesit dhe medies jashtë çdo kriteri ligjor, mund të jetë objekt hetimi për përfitime të paligjshme nga ana e tyre dhe ndoshta veprime që kanë lidhje me evazionin fiskal.


Nuk është rastësi që dy biznesmenët që kanë pasaporta diplomatike, njëri merret me pije të forta me akcizë, tjetra me duty free në Rinas, dhe kanë përfituar status formal si këshilltarë ministrash dhe zëvendëskryeministrash.