Pamja e saj e mrekullueshme e ka ndihmuar që ajo të jetë një ndër supermodelet më të mira në botë.  Modelja braziliane dëshiron të  jetë aktive dhe ta mbajë trupin e saj në formën më të mirë të mundshme.



Gjatë intervistës për revistën “Elle” Gisele Bundchen foli edhe për pasionin e saj për sportet. “Kam  qenë  natyrë sportive që kur isha e vogël. Isha kapitene e skuadrës e së volejbollit.  Jam një “sporty spice”.  Trupi është një tempull. Tashmë nuk është se luaj shumë volejboll , por kam mundësi të kalëroj, të bëj sërf, të luajë tenis. Kudo që jam mundohem të bëj Kung Fu, boks, joga, pilates sepse më bën të ndjehem gjallë. Nëse nuk bëj sport nuk ndjehem mirë”, thotë Gisele. Modelja 33 vjeçare është shumë e përkushtuar për trupin e saj me ushtrime  fizike dhe një regjim të përcaktuar. Gisele foli edhe për Botërorin 2014 që pritet të nisë më 12 qershor në Brazil. “Jam shumë krenare që kam lindur në Brazil. E dashuroj shpirtin e popullit tim. Ka diçka magjike tek ta. Ka jetë, mikpritje, dashuri,” thotë Gisele. “Kur erdha për herë të parë në Amerikë, unë i përqafoja dhe puthja të gjithë dhe njerëzit çuditeshin. Futbolli na bën ndryshe nga pjesa tjetër e globit dhe në Kupën e Botës ne do të tregojmë këtë anë të jetës braziliane, bukurinë dhe energjinë”, thotë modelja për “Elle” . / Top Channel