Edhe pse zakoni dhe besimi e do që kurbani të kryhet me një kafshë, kryesisht dash, kryeqytetasit kanë hpikur një tendencë të re edhe për bajramin e vogël. Nuk ka më rëndësi nëse gjëja e gjallë e flijuar është një kafshë apo shpend, mjafton që riti të kryhet me një qëllim, në emër të besimit fetar. Në këtë ditë feste, rruga për nga pazari do t'jau vërtetonte këtë fakt. Tregu ishte populluar nga gjelat e zakonshëm, por edhe ata të detit që rëndom shiten për festën e fundvitit. Po, në fund të fundit ç'të keqe ka që kjo datë përkoi shumë afër me atë të kurbanit. Kushedi ..edhe zanafilla e festave që ne kemi trashëguar deri më sot, ndoshta e kanë bazën tek ritet që lindin sipas rrethanave. Kështuqë, hajt ta gëzojmë këtë Kurban Bajram edhe me gjelat e detit.