Gjendet furgoni me të cilën është kryer transportimi i kasafortës që është vjedhur në kantinën e verës.


Grabitja është shënuar mëngjesin e sotëm, nga tre persona të cilët pasi kanë marrë kasafortën janë larguar me furgon.


Policia e Durrësit thotë se furgoni tip Benz me targa DR 3538 D është gjetur në fshatin Derven të Fushë Krujës pas kontrolleve që policia kishte ushtruar në zonë pas denoncimit të grabitjes


Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 04:00. Sipas policisë tre persona me maska kanë hyrë në kantinën e Verës Gjergj Kastrioti pasi kanë lidhur rojen dhe kanë marrë kasafortën janë larguar mjetin e kantinës


Burime nga policia bëjnë të ditur se në kasafortë pretendohet se kanë qenë 2 mijë euro dhe 3 milionë lekë të vjetra.


Ndërkohë janë marrë në pyetje rojet e sigurisë për detaje të tjera të ngjarjes, ndërsa po bëhen edhe verifikime të kamerave të sigurisë.



/Oranews.tv/ 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter