Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e së premtes në periferi të qytetit të Korçës.


Trupi u konstatua nga qytetarët, të cilët njoftuan policinë.


Nga këqyrja paraprake, në trupin e personit nuk ka shenja dhune. Dyshohet vdekje natyrore, pasi viktima mendohet se është rreth 70 vjeç.


14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)