Burimet policore sqarojnë se qe pasditen e së hënës, 16-vjeçarja është larguar në drejtim të paditur së bashku me 24-vjeçarin nga Berati, i sapokthyer nga emigracioni, me të cilin ishin njohur ditët e fundit.
BERAT- Largohet nga banesa e saj në qytetin e Durrësit para dy ditësh, duke vënë në alarm familjarët e saj, ndërkohë që është gjendur dje nga policia e Beratit nën shoqërinë e një djali, me të cilin deklaron se ka nisur një lidhje. Sipas policisë, rreth orën 18:30 të ditës së mërkurë, u shoqërua në polici 16-vjeçarja Xheorxhina C., nga Durrësi, e shpallur në kërkim dy ditë më parë nga policia e Durrësit. Së bashku me të u shoqërua dhe 24-vjeçari Dritan Kamberi, nga lagja "Donika Kastrioti", Berat, i gjetur nën shoqërinë e saj. Burimet policore sqarojnë se pasditen e së hënës, 16-vjeçarja është larguar në drejtim të paditur së bashku me 24-vjeçarin nga Berati, i sapokthyer nga emigracioni, me të cilin ishin njohur ditët e fundit. Denoncimi në polici nga familjarët bëri që ajo të shpallej në kërkim. Gjatë pyetjes së 16-vjeçares në polici, ajo ka pohuar se është larguar me dëshirën e saj dhe se mendon të lidhet me 24-vjeçarin beratas, të cilin e kishte njohur ditët e fundit, kur ky ishte për vizitë tek të afërmit e tij në Durrës.
(d.b/BalkanWeb)