Pas kerkimeve te vazhdueshme nga ekipet zhytese te Gjakoves, Prizrenit dhe ekipeve te TMK-se ne lumin Drin i Bardhe, dje u njoftua gjetja e trupit te pajete te femijes se zhdukur prej nje jave. Policia lokale tha se trupi i Xheladin Zhuniqit ishte fundosur, pasi kishte kercyer ne lume, nga Ura e Shejt. Trupi i viktimes me urdher te Prokurorit eshte derguar per autopsi ne Institutin e Mjekesise Ligjore ne Prishtine. Femija, qe pesoi fund tragjik, ishte duke kaluar nje dite clodhese, kur u perfshi ne aksident.