Gjendet trupi i pajetë i gruas që i dha fund jetës, duke u hedhur në lumin Osum. Në orën 09:00 të mëngjesit të djeshëm, policia ka njoftuar për gjetjen e trupit të Ermira Dokos, rreth 15 km larg vendit ku ajo ishte hedhur në ujë. Forca të shumta policie të Komisariatit të Beratit kanë kontrolluar përgjatë gjithë rrjedhës së lumit deri sa trupi është gjetur pranë fshatit Çiflik, në vendin ku bashkohen lumenjtë Osum dhe Devoll. Ermira Doko i dha fund jetës të mërkurën, duke u hedhur nga ura e Goricës. Shkak për këtë u bë divorci me bashkëshortin.