Nata e dhjete e super spektaklit te zbulimit te zerave te talenteve te reja muzikore ka qene kjo e kesaj te diele e “Gjeniut te Vogel 5”. Talentet e vegjel qe nga java ne jave surprizojne publikun dhe vene ne veshtiresi jurine, ne perzgjedhjet e tyre kane interpretuar “live” superhite shqiptare dhe boterore. Nen prezantimin e mrekullueshem te Rudina Magjistarit, producentet Adi Hila, Bledi Laco dhe Pandi Laco sollen nje nate te vecante e cila nisi me shume emocione sic ishte edhe sfida e mbartur nga java e shkuar pasi dy konkurrentet e vegjel Xhorxhia dhe Ergi u votuan ne menyre te barabarte nga juria. Sfida nisi shume mire nga Ergi qe kendoi i pare, por nuk rezultoi e tille edhe per Xhorxhian e cila kishte shume emocione qe ndikuan negativisht ne performancen e saj. Keshtu Xhorxhia pati nje bllokim emocional, e cila beri qe te nderpriste kengen. Mes disa debatesh te vogla juria vendosi qe t’i jepte edhe njehere mundesine Xhorxhias qe te performonte edhe nje here kengen e saj, por duke mos harruar kete gabim, qe per hir te se vertetes nuk ishte incidenti i pare per te. Duke pasur edhe precedente te tjere ne kete aspekt, juria ne fund vendosi me shumice votash qe garen duhet ta vazhdoje Ergi, i cili me sigurine e tij ne skene beri qe te marre votat e jurise dhe te fitoje sfiden. Keshtu u pane ne syte e vogelusheve lot gezimi per Ergin dhe hidherimi per Xhorxhian. Ndersa permes emocioneve te moshes, entuziazmit te skenes, sadisfaksionit te komenteve dhe vleresimeve te jurise, Rigersa Hygerti, Pamela, Ederina, Genti, Blerta, Aurora, Ergi, Elisa, Inisi, Soni dhe Eranda rrembyen vemendjen e audiences qe i ka ndjekur deri ne fund, ndersa nuk kane munguar edhe komentet ne rrjetin social Facebook.


Gara


Sigurisht momenti vendimtar, ai i vleresimit te jurise eshte me kulmori jo vetem per vete konkurrentet por edhe anetaret e jurise: Adi Hila, Vikena Kamenica, Genta Ismajli dhe Pirro Cako. Ata kane perzgjedhur mes 8 me te mireve Auroren, Rigersen, Sonin, Inisin, Pamelen, Eranden, Elisen, Blerten. Sfida kete here i ka takuar Ederines e Hygertit, dhe Ergit me Gentin, perballje keto qe behen sipas radhes se interpretimit te tyre gjate konkurrimit. Mes Ederines e Hygertit juria zgjodhi Ederinen, ndersa Hygerti megjithese beri nje performance shume te mire, nuk mundi qe ta kaloje sfiden. Sfida e dyte ajo mes Ergit dhe Gentit u vendos qe te shtyhet per javen e ardhshme sepse per Ergin e vogel ishte nje sforco shume e madhe qe te kendonte per te treten here brenda nje nate. Keshtu juria vendosi qe kjo sfide te cele spektaklin javen e ardhshme. Ky vendim u mireprit jo vetem nga konkurrentet e vegjel por edhe nga spektatoret ne salle. Keshtu Ergi dhe Genti do te vijne javen tjeter serish ne perballje, per te fituar vendin e arte mes finalisteve. 9 finalistet e tjere Aurora, Rigersa, Soni, Inisi, Pamela, Eranda, Elisa, Ederina dhe Blerta do te vijojne garen per te na surprizuar javen e ardhshme ne naten e 11-te te spektaklit. “Gjeniu i Vogel”, nje patente origjinale e ideuar nga “Promotor”, transmetohet ne televizionin Klan, cdo te diel ne mbremje duke gozhduar para ekranit grupmosha te ndryshme. Edhe pak jave na ndajne nga finalja e madhe ku me siguri producentet kane rezervuar surpriza te shumta per te gjithe.





9 finalistet qe vijojne garen


Elisa Gjipi


Aurora Kapo


Rigersa Zefi


Inis Neziri


Soni Pashaj


Eranda Bytyqi


Pamela Kovaci


Ederina Breshani


Blerta Shabani