Për shumë njerëz nuk mjafton atmosfera e Krishtlindjeve vetëm disa ditë para natës së madhe. Për ata që kanë nevojë për më shumë, tregu i Krishtlindjeve në Michelstadt është një domosdoshmëri. Michelstadt në jug të Gjermanisë është një nga më të njohurit dhe një nga tregjet më të vizituara në vigjilje të festave. Kjo për shkak dhe të bukurisë së tij historike. Më shumë se 100 ndërtesa druri vihen ne dispozicion nga bashkia, të cilat ofrojnë artikuj tradicionalë prej druri, biskota tradicionale të Krishtlindjeve dhe verë te nxehtë me erëza. Tërheqje të veçantë në këtë treg është një piramidë e lartë 7 metra me motive tradicionale. Vizitorët gëzojnë atmosferën Krishtlindjeve në këtë treg. "Duhet të them që ky është një vend i mrekullueshëm, është impresionues dhe ne blejmë shumë ashtu siç dhe mund të shihet”– shprehet Anton Rrokaj një visitor.

Veç veprave artizanale tradicionale vizitorët kanë mundësi të shijojnë dhe specialitete të fermereve rajonalë dhe verës se nxehtë me erëza e cila është u ofrohet vizitorëve .