Amir AbrashiAmir Abrashi ka rinovuar kontratën me klubin e Frajburg. Mesfushori i kombëtares Shqiptare që u bashkua me skuadrën gjermane në vitin 2015 gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane që nuk kanë mundur ende të zbulojnë detajet e marrëveshjes së re.


Ish-mesfushori i Grassshopers ka arritur të fitojë një vend në formacionin bazë të Freiburgut. Ai rezultoi vendimtar në rikthimin e skuadrës në Bundesliga disa muaj më parë. Sipas drejtorit sportiv të Freiburgut, Jochen Saier, Abrashi është një profesionist i vërtetë dhe vendin e tij e ka fituar vetëm falë punës serioze. Sjellja e tij model dhe mentaliteti prej fituesi janë vlera të shtuara për skuadrën tonë, thekson zyrtari i klubit gjerman që konfirmon arritjen e marrëveshjes me 27-vjeçarin.


Amir Abrashi ka lindur në Zvicër por që prej vitit 2013 ai është bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare të drejtuar nga Gianni De Biasi. E ka nisur karrierën si profesionist në vitin 2007 me skuadrën e Winterthur, ndërsa 3 vjet më pas u zhvendos në radhët e Grassshopers. Me ekipin nga Zyrihu ai zhvilloi 127 ndeshje iu shënoi edhe 6 gola por kjo ndalesë i shërbeu për të bërë hapin e madh drejt Gjermanisë pasi dy vjet më parë u bashkua me Frajburgun në Bundesligën e Dytë.


20 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)