Dy trajnerët kanë lën të lirë lojtarët me qëllim që të mund të argëtohen dhe të jenë më të qeta përa sfidës së sotme.

Fabio Kapelo ka dalë nga regjimi i tij strikt, duke u kujdesur më shumë për argëtimin dhe qetësinë e lojtarëve. Pas lajmit, para ndeshjes me Slloveninë kishte lejuar që të gjithë lojtarët të pinin birra edhe pa limit, nëse dëshironin. Ndërsa kësaj radhe, tekniku i ka bërë dhuratë ekipit të tij një darkë me “barbeky” në oborrin e resortit, ku kishte të pranishme kërcimtare “zulu”. Kjo ka ndodhur në mbrëmjen e ndeshjes kundër Sllovenisë.
Ndërsa përfaqësuesja gjermane ka qenë e survejuar nga shumë kamera në hotelin me pesë yje të Pretorias. Pas kualifikimit në 1/8-at, trajneri Joakim Lëv i ka lënë të lirë për një ditë lojtarët e tij. Së bashku ata vizituan kopshtin zoologjik, pasi futbollistët e kanë si pikë referimi dhe si shans pas një ndeshjeje. Ata argëtohen me kafshët. Mesfushori Ozil preferon të luajë rolin e mbretit të kafshëve, luanit; Khedira të zhapikut, të një zvarraniku grabitqar. Podolski ndihet mirë në prezencë të luanëve të vegjël, Toni Kros preferon të “teatrojë” në rolin e “pitonit” zvarranik, ndërsa mbrojtësi Boateng dhe Tomas Myler kanë preferuar të mbartin tradita dhe ngjyrime të kontinentit të Afrikës, pasi talenti 22-vjeçar ka preferuar të luajë rolin e një ushtari afrikan me një vegël muzikore në dorë. Kurse mbrojtësi që pritet të riaftësohet për ndeshjen e sotme, Xheremi Boateng, ka zgjedhur ta ngjyrosë trupin me figura e ngjyra tipike afrikane, duke treguar kështu edhe nervin e tij ganez. E kundërta ka ndodhur me mesfushorin Bastian Shvajnshtaiger, i cili ka qëndruar brenda katër mureve, në kujdesin e rrobave të bardha, për të bërë të mundur sa më shpejt rikuperimin e dëmtimit të tij në kofshën e djathtë.