Nuk ka paqe për çiklistin gjerman, kampion bote, Jan Ullrich. Ky i fundit pas problemeve me alkoolin dhe drogën, tani nuk po i shmanget dot as drejtësisë. Kështu pasi u shoqërua në Majorka javën e kalaur, për një sherr me një fqinj të tij, këtë herë çiklisti është arrestuar në Frankfurt të Gjermanisë.



Policia ka mbërritur në hotelin ku Ullrich po qëndronte dhe i ka vënë prangat, pasi ishte denoncuar për abuzim me një prostitutë.


Një zëdhënës i polisicë së Frankurtit tha se tashmë Ullrich është në paraburgim, ndërsa kur u arrestua ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.


Fituesi i Tour de France në 1997-ën, ishte kthyer në Gjermani pasi u arrestua të premten e shkuar në Majorka për shkak të sulmit ndaj një fqinjit të shtëpisë së tij, aktori dhe regjisori gjerman, Til Schweiger, i cili po organizonte një festë për daljen e filmit të tij të ri. Ish-çiklisti kishte pranuar se kam bërë gjëra për të cilat jam penduar, në vijimësi edhe të ndarjes nga Sara (gruaja) dhe largësia nga fëmijët e mi.




10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)