Sezoni i Bundesligës gjermane është mbyllur me ndeshjet e javës së 34-t, të cilat përfunduan dje. Skuadrat e rëna automatikisht janë St. Pauli dhe Frankfurti. Këto të fundit pas vitit 1996, 2001 dhe 2004, edhe pse renditeshin në vend të shtatë në fazën e parë, për herë të katërt rrëzohen në Bundesligën e 2-të. Për trajnerin Kristof Daum rezultoi fatale, pasi në 7 ndeshje nuk fitoi asnjë dhe ka qenë hera e parë në karrierën e tij, që bie një kategori më poshtë. Dy zëvendësuesit e tyre do të jenë Herta dhe Augsburgu.