Momente tmerri dhe frikë për futbollistin turko-gjerman, Deniz Naki, i cili i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në Gjermani.


Ndërsa ishte në udhëtim në autostradë, një makinë i është ngjitur në krah dhe prej andej është qëlluar me armë në drejtim të tij.


Dy plumba kanë goditur makinën e futbollistit, i cili ka mbetur i lënduar lehtë. Naki, i cili luan në skuadrën kurde Amed SK, është shprehur në të shkuarën kundër presidentit turk Erdogan dhë është konsideruar nga shumë njerëz në Turqi një armik i shtetit.


8 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)