Partia Komuniste Gjermane/Marksiste Leniniste (KPD/ML) nuk luan tanime ndonje rol ne jeten politike gjermane. Ajo eshte sot me shume nje mbetje e asaj qe ka qene dikur. Por ajo vazhdon t'i referohet Shqiperise.


Ata qe kane mbetur ne KPD/ML vazhdojne ende te enderrojne per "socializmin shqiptar". Ne faqen e internetit, komunistet marksiste leniniste te Gjermanise festojne 100 vjetorin e ditelindjes se Enver Hoxhes "se bashku me marksist leninistet e te gjithe botes." Me kete rast ata kane mbajtur seminare per njohjen e teorive te Enver Hoxhes. Partia Komuniste Gjermane/ Marksiste leniniste ka pasur lidhje me PPSH qe ne krijimin e saj.


Ja cfare shkruan Shtazi


Fillimisht duhet te shpjegohet pse Shtazi (STASI), ka mbledhur informacione per KPD/ML. Republika Demokratike Gjermane, e kishte cilesuar KPD/ML "feindobjekt", objekt armiqesor dhe survejonte te gjitha llojet e aktiviteteve te saj ne Gjermanine Lindore. KPD/ML ishte kunder politikes se Bashkimit Sovjetik, dhe e quante socializmin qe ngrihej ne Gjermanine lindore, fashizem socialist. KPD/ML propagandonte nje lloj tjeter sistemi nga ai qe ishte ngritur ne Bllokun Lindor, nje sistem ku sillej per shembull ai qe ngrihej ne Shqiperi.


Ashtu sic ishte lidhur dikur me Kinen, KPD/ML eshte tani e lidhur me Shqiperine. Ajo levdon socializmin e Shqiperise, politiken e brendshme te PPSH, ngre ne qiell Enver Hoxhen, si "marksist i madh", shkruan ne dokumente Shtazi.


KPD ka tre seksione ne Gjermanine perendimore BRD, ne ate lindore RDGJ dhe ne Berlinin perendimor.


Partia Komuniste gjermane/ Marksiste leniniste dhe lidhjet e saj me Shqiperine


Sipas dokumenteve qe ndodhen ne arkivat e ish-sigurimit gjerman te shtetit, Shtazi, partia komuniste gjermane KPD ka qene e lidhur ngushte me Shqiperine qe ne vitin 1968. Qe ne krijimin e saj, Partia Komuniste Gjermanie KPD/ML duhet te jete perkrahur financiarisht nga Republika Popullore Socialiste e Shqiperise. Keto marredhenie te ngushta shprehen edhe me vizitat e shpeshta zyrtare te KPD/ML ne Shqiperi. Per te propaganduar shembullin shqiptar KPD/ML ka krijuar "Shoqaten e miqve te Shqiperise" GFA dhe organizon "udhetime turistike" te simpatizanteve te KPD/ML ne Shqiperi si dhe pjesemarrjen e grupeve te caktuara per te punuar ne kampet per te rinj atje.


Udhetime te tilla jane kryer nga aeroporti i Shenfeldit, dhe nje grup i tille eshte nisur per Shqiperi per shembull me 21 mars 1977 dhe me 4 prill 1977. Ketij grupi, iu gjeten materiale me permbajtje maoiste.


DW





Pak histori


Pas prishjes me Pekinin, marredheniet e KPD/ML me Shqiperine u zgjeruan me tej dhe u intensifikuan. Keshtu per shembull Ernst Aust qendroi ne korrik te vitit 1978 ne Shqiperi. Anetari i Komitetit Qendror te KPD/ML, Horst Dieter Koch morri pjese ne tetor te vitit 1978 ne te ashtuquajturin "Takim shkencor per probleme te zhvillimit boteror" te zhvilluar ne Tirane. Ne kete konference, ne te cilen moren pjese edhe perfaqesues te tjere te partive marksiste leniniste, u argumentua teorikisht refuzimi i politikes kineze. Si anetare e "Lidhjes tiranase te Partive marksiste leniniste evropiane", KPD/ML ka dukshem nje rol te vecante. Ajo perkrah perpjekjet e Enver Hoxhes, per te krijuar nje "internacionale" te veten, ku te mblidhen grupet marksiste leniniste.


Komunistet gjermane kane ekskluzivitetin shqiptar


Partia Komuniste Gjermane/Marksiste Leniniste KPD/ML, eshte e vetmja organizate qe ka te drejtat e publikimit te materialeve shqiptare ne gjuhen gjermane. Ajo po ashtu ka ekskluzivitetin edhe te organizimit te udhetimeve te anetareve te partive marksiste leniniste austriake dhe zvicerane, parti qe ne kete menyre kane rene ne varesi me te madhe te grupit te Aust-it.


Materialet shqip, kryesisht Kushtetuta shqiptare, veprat e Enver Hoxhes, materialet e Kongresit te shtate te Partise Komuniste te Shqiperise, jane shtypur ne gjuhen gjermane ne Shtepine Botuese "8 Nentori" ne Tirane dhe i jane derguar me poste KPD/ML-se.


Nje rol te vecante luante propagandimi i emisioneve te "Radio Tiranes", nje pjese e te ciles i kushtohej partise moter te PPSH, Partise KPD/ML.


Keshtu per shembull Aust, ka pasur mundesine qe te jape deklarata nepermjet "Radio Tiranes". Ne janar te vitit 1978, Radio Tirana ka transmetuar ne programin ne gjuhen gjermane, nje pershendetje te Aust-it mbajtur ne Kongresin e katert te KPD/ML adresuar Partise se Punes se Shqiperise.