GJERMANI-Një koalicion i gjerë është duke u krijuar mes qendrës së djathtë në Gjermani dhe partive të qendrës së majtë, pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të cilat nxorrën fituese partinë e kancelares Angela Merkel. 

Liderët e demokristianëve të kancelares Merkel dhe opozita e Social demokratëve kanë rënë dakord gjatë bisedimeve formale të zhvilluara ndërsa marrëveshja është arritur vetëm në raundin e tretë të negociatave në Berlin. 

Liderët e CDU-së duket se kanë zbutur qëndrimet ndaj opozitës pavarësisht dallimeve të thella gjatë fushatës elektorale. Social Demokratët synojnë të marrin drejtimin e ministrisë së financave që do të nënkuptone politika më të buta në ekonominë gjermane dhe europiane ndryshe nga situata aktuale me ministrin Shauble.

Kristian Demokratët e Merkel nuk arritën të marrin shumicën absolute në zgjedhjet e 22 shtatorit, duke bërë që kjo forcë politike t’i nisë negociatat me rivalët e Social Demokratëve. 

Gjermania konsiderohet lokomotive e ekonomisë së Eurozonës dhe çdo zhvillim politik në këtë vend ndiqet më shumë kujdes në vendet Europiane. 

(m.s/News24/BalkanWeb)