Një zonë e madhe në qendër të Berlinit, përfshrë dhe stacionin qendror të trenit, u evakua të premten, për shkak të asgjësimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.


Policia i evakuoi të gjitha ndërtesat brenda rrezes prej 800 metrash, ndërsa funksionimi i autobusëve dhe i tramvajëve u ndërpre.


Rruga ku u zbulua bomba britanike prej 500 kilogramësh këtë javë, u mbyll po ashtu.


Mbi 70 vjet pas përfundimit të luftës, Gjermania vazhdon të gjejë bomba dhe municione të tjera.


Vitin e kaluar, një bombë masive e hedhur nga Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë u zbulua në Frankfurt. Asgjësimi i saj nxiti evakuimin e rreth 60,000 njerëzve nga shtëpitë e tyre.


20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)