Të paktën 6 persona besohet se kanë humbur jetën nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë pasditen e së premtes. Tashmë dyshohet se tre persona të armatosur kanë qëlluar me armë, ndërsa janë ende në arrati.


Të shtënat nisën rreth orës 16:00 me orën lokale në një restorant MekDonald, për të vijuar pranë qendrës tregtare në afërsi të një stadiumi olimpik.


Ka disa të vdekur dhe të plagosur, tha zëdhënësja e policisë.


Stacioni kryesor i trenit në Munich është evakuuar dhe gjithashtu edhe një metro, ndërsa transporti ndërqytetës është pezulluar. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me motivet e mundshme të sulmit.


Dyshohet se numri i të plagosurve është rreth 20 persona. Qendra tregtare OEZ është e rrethuar nga policë të armatosur, ndërsa një helikopter patrullon nga ajri.


18:44 -Gjermani, nga të shtënat me armë në një qendër tregtare vriten 3 persona


Tre persona janë vrarë pasditen e kësaj të premteje në Munih të Gjermanisë, pasi një person i armatosur dhe i vetmuar ka qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare.


Gazeta gjermane Bild, e cituar nga AFP-ja, raporton se pas të shtënave, vrasësi vrapoi drejt një shëtitoreje pranë stadiumit olimpik në qytetin jugor gjermane.


Agjencia e lajmeve DPA, duke cituar një zëdhënës policie Munich, tha se disa persona kishin vdekur. Qendra tregtare OEZ është e rrethuar nga policia.


“Ka një operacion të madh policor në proces në qendrën tregtare”, tha policia e Munihut në Twitter, duke u bërë thirrje njerëzve të shmangin zonën. Automjetet e emergjencës janë parë në rrugë jashtë ndërtesës. Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes. Sipas BBC-së, autori ka filmuar veten dhe momentin kur qëllonte me armë.


Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere deklaroi se sulmuesi që ka qëlluar me armë duhet të jetë një ujk iv vetmuar, term ky i përdorur për persona të radikalizuar që ndërmarrin akte kriminale, pa qenë domosdoshmërish pjesë e ndonjë grupi terrorist.  Sulmuesi besohet të jetë nga Pakistani ose Afganistani.


3682A0F200000578-3703705-image-a-55_1469209736262 36825D6800000578-3703705-People_were_seen_running_from_the_shopping_mall_to_get_away_from-a-50_1469209425521 36825F6500000578-3703705-A_video_grab_of_the_scene_around_the_Olympia_shopping_centre_in_-a-47_1469209425514 36825FD200000578-3703705-One_picture_on_social_media_shows_a_man_lying_on_the_ground_with-a-46_1469209425505 3682864000000578-3703705-The_shopping_centre_is_next_to_the_Munich_Olympic_Stadium_where_-a-48_1469209425516


Police secure a street near to the scene of a shooting in Munich. REUTERS/Michael Dalder

Munih


Gjermni



/Ora News/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter