Qeveria e Gjermanisë do që të dëbojë në një të ardhme sa më të shpejt të gjithë të huajt që kanë bërë vepra kriminale në vend.

Ndonëse numri i dëbimeve tani ka shënuar rënie, vitin e kaluar 3,242 raste janë deportuar nga autoritetet, ndërsa më 2013 kishte përafërsisht 3,900 raste.

Kjo do të thotë se këta njerëz ishin të detyruar të largohen nga vendi për shkak se ata kanë kryer një vepër penale në Gjermani, njofton albinfo.ch.

Nga këto raste, vitin e kaluar 1,381 prej tyre janë kthyer vullnetarisht, kurse 457 u dëbuan. Në shumë raste të tjera, të huajt janë ankuar kundër vendimit për dëbim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Thomas de Maizière, ka thënë se dëshiron të rishikojë kërkesat ligjore për dëbimin e të huajve nga shteti gjerman.

Projektligji i cili është kundërshtuar nga organizatat e refugjatëve dhe opozitës, përcakton që kriminelët e huaj, por edhe njerëzit e tjerë mund të deportohen lehtë pa lejet e qëndrimit dhe ndalon hyrjen në Gjermani. Ligji aktualisht është duke kaluar procedurat parlamentare.