Kongresi i social-demokratëve gjermanë të SPD-së, i mbledhur në Bon, ka votuar në favor të koalicionit të madh me Cdu/Csu të kancelares Angela Merkel për të qeverisur në Gjermani. Në favor të mocionit të mbështetur nga lideri Martin Schulz, kanë votuar 362 delegatë, ku 279 kanë qenë kundër.


Martin Schulz ka fituar, por linja e tij në brendësi të partisë social-demokrate gjermane nuk ka mbizotëruar plotësisht, me përjashtim të faktit të votave të nevojshme në Bon. Në krahasim me 642 delegatë të panishëm në Kongresin e SPD-së, për po-në e qeverisë me Angela Merkelin, votuan pro 56.4% e tyre.


Një rezultat që e ka shndërruar koalicionin e madh një minorancë të kualifikuar, sipas komenteve të atyre që kanë mbështetur deri në fund linjën e jo-së.


Një lajm i shkëlqyer për një Europë më të bashkuar, më të fortë dhe më demokratike!, – ka komentuar në një tweet shefi i kabinetit të Presidentit të Komisionit Europian Juncker, gjermani, Martin Selmayr, shumë pranë kancelares Angela Merkel.


I kënaqur është shprehur edhe kryeministri italian, Paolo Gentilioni, i cili në rrjetet sociale ka shkruar: Kalon në mazhorancë propozimi i Martin Schulz për të përmbyllur një marrëveshje të madhe koalicioni. Një hap para për të ardhmen e Europës.


21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)