Berlin, 2 shtator – Qeveria gjermane ka miratuar planin katërvjeçar të kursimeve buxhetore në shumën e përgjithshme prej 80 miliardë euro, me të cilin dëshirohet të reduktohet deficiti buxhetor dhe të mbështetet euro.


Projektligji për zvogëlimin e shpenzimeve dhe taksat e tatimet e reja, duke përfshirë dhe ato për transportin ajror, qeveria do t’ia propozojë më vonë parlamentit, transmeton AP.


Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, tha se falë kësaj, qeveria është në rrugë të mirë për realizimin e planit të saj për reduktimin e deficitit buxhetor deri më 2013 nën 3 % të GDP-së.


Nxitimi për miratimin e këtij plani, të kritikuar, ndër të tjera edhe nga SHBA, ishte reagim ndaj krizës së borxheve në eurozonë, e cila ka dëmtuar besimin në euro.