German-embassy-AnkaraGjermania ka mbyllur ambasadën e saj në Ankara dhe konsullatën e përgjithshme në Stamboll për shkak të kërcënimit të një sulmi të mundshëm. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë.


Ministria bëri me dije se edhe shkollat gjermane në Stamboll janë mbyllur për shkak të frikës së sulmeve.


Konsullata, me anë të një e-maili për “Die Welle”, sqaroi se mbyllja e objekteve ishte një masë paraprake e nevojshme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve gjermanë që të qëndrojnë larg nga zonat e rrezikshme.


17 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)